Dy asiste në Champions, futbollisti i Kombëtares shkëlqen sërish (VIDEO)

Ferencvaros fitoi edhe takimin e dytë ndaj Zalgiris dhe u kualifikua në raundin e tretë të Champions League.

Kampionët e Hungarisë kishin fituar 2-0 sfidën e parë në shtëpi, ndërsa sot triumfuan 1-3 në transfertë kundër kampionëve të Lituanisë.

Myrto Uzuni e nisi ndeshjen si titullar si gjithmonë, dhe ia doli të ishte protagonist pozitiv. Sulmuesi i kombëtares kuqezi dhuroi asistet e dy golave të parë të Ferencvaros.

26-vjeçari nga Berati u tregua altruist në të dy rastet (44′ dhe 72′), duke ia bërë më të lehtë me pasimet e tij shënimin e golave sulmuesit belg, Ryan Mmaee.

Ferencvaros kaloi në raundin e tretë falë rezultatit të përgjithshëm 5-1 dhe përballë do të ketë Slavia Prague, kampionët e Çekisë.

Më Slavian luan Peter Olayinka, ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Bylisit. Interesante do të jetë sfida mes tij dhe Myrto Uzunit.

 

Batatina zbulon arsyen e vazhdimit të bashkëpunimit me Mentor Zhdrellën

Ky është arsyetimi i televizionit shtetëror serb pasi e ndali transmetimin kur Nora Gjakova luftoi për medalje të artë