Duro publikon bisedat me lojtarët e Feronikelit, tregon si është trajtuar në Drenas (FOTO)

Klodian Duro ka bërë publike bisedat private me lojtarët e Feronikelit.

Ish-trajneri i Feronikelit, Klodian Duro i ka publikuar bisedat private me futbollistët e skuadrës nga Drenasi në rrjetin e tij social, Instagram, shkruan lajmi.net.

Duro nuk është më trajner i Feronikelit që nga muaji prill kur u shkarkua nga “Nikli” vetëm disa muaj pas emërimit të tij në krye të skuadrës.

Sidoqoftë, ai ka publikuar bisedat private me shumë lojtarët të Feronikelit.

Shumë prej tyre janë vetëm biseda të thjeshta, por biseda me Mendurim Hotin është diçka tjetër. Aty Hoti ankohet për mos dhënien e rrogave që disa muaj, duke aluduar se faji nuk është tek Duro por tek dikush tjetër, duke aluduar në presidentin e Feronikleit, Naser Ramaj.

Më poshtë mund të shikoni bisedat e publikuara nga Duro:

 

Aro Muric me skuadër të re, shok skuadre me Mario Balotellin!

Zyrtare: Vushtrria nostalgjike rikthen edhe një futbollist në radhët e veta