Duraku: Loja nuk zgjatë 45 minuta

Trajneri i Trepçës ’89, Fahredin Duraku, ka deklaruar se skuadra e tij nuk ishte në nivelin e duhur. Mitrovicasit u mposhtën sot nga Drita 3:2, në takimin e luajtur në Gjilan.

“Kemi ardhur për të zhvilluar një lojë atraktive ashtru siç i ka hije Trepçës ’89. Nuk ishin në nivelin e duhur dhe duhet të përmirësohemi në ndeshjet e ardhshme”, tha Duraku për Super Sport Kosova.

“Koncentrimi dhe disiplina duhet të jenë në 90-minuta. Duhet të punojmë që të luajmë 90-minuta e jo 45″, shtoi ai. (Gazeta Olle)