Duraku i jep zemër Trepçës ’89

Trepça ’89 thuajse i ka humbur gjasat që ta fitojë titullin e kampionit në këtë edicion. Mirëpo, kështu nuk mendon edhe ish-trajneri i kësaj skuadre, Fahredin Duraku, i cili vlerëson se skuadra nga Mitrovica ende ka gjasa për titull. “Kam marrë vesh nga televizioni se Trepça ’89 ka humbur në ndeshjen e fundit nga Hajvalia. Gjithsesi, nuk i dihet. Kjo skuadër mund ta befasojë ndokënd. Ende ka gjasa”, ka thënë për Gazetaolle.com, Fahredin Duraku.

’89-shi aktualisht ndodhet në pozitën e gjashtë me 43 pikë, 11 më pak se lideri Feronikeli. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe gjashtë xhiro.

Tutje, Duraku foli edhe për skuadrat të cilat në këtë edicion ‘luftojnë’ për titull. “Po shkon gjithçka interesant. Ka befasi të ndryshme. Po ndodhin shumë gjëra pozitive, këto humbjet e pretendentëve për titull po e bëjnë kampionatin interesant. Prishtina është kthjellë. Fati i Besës dihet në ndeshjen e ardhshme me ardhshme Trepçën ’89. Edhe Hajvalia ka gjasa. Dihet se edhe Feronikeli”, përfundoi Fahredin Duraku.