Dumani para duelit me Llapin: Shpresojmë ta ruajmë pozitën që kemi

Skuadra e Flamurtarit udhëton në Podujevë për tu përballë me Llapin në kuadër të javës së 30-të, në Ipko Superligën e Kosovës.

Para kësaj sfide në një prononcim për BlicMedia, ka folur futbollisti i Flamurtarit, Gentrit Dumani.

“Besoj që jom i gatshëm për lojen me Llapin, pas dy ndeshjeve munges shkaku i lëndimit. Sot pres një lojë të fort, në përballje direkte me Llapin”, ka thënë Dumani.

Dumani në fund ka deklaruar se beson në një rezultat pozitiv që ta mbajnë pozitën aktuale (6) në rënditjen tabelare.

Llapi – Flamurtari luhet sot nga ora 17:00