Erblind Mulaj nuk është më pjesë e KF Dukagjinit.
Mesfushori i njohur ka bërë të ditur largimin nga klubi klinas përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare.
Mulaj ka falënderuar të gjithë në Klinë për mbështetjen duke filluar nga presidenti Fabian Veseli.
Ish-mesfushori i Kastriotit në Shqipëri dhe Onix ka qenë pjesë e klinasve në dy vitet e fundit. /Gazeta Olle/