Dukagjinit i largohet futbollisti Palushaj, do ta vazhdoj jetën në Zvicër

Një tjetër largim ka ardhur nga Dukagjini i Klinës.

Futbollisti Liridon Palushaj ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me fanellën e klinasve, pasi do të vazhdojë jetën në gurbet, në Zvicër.

Dukagjini e ka falënderuar Palushajn duke i dhënë edhe shiritin e kapitenit në ndeshjen e fundit të tij përballë Llapit.

 

Njoftimi i plotë i KF Dukagjinit:

MIRËUPAFSHIM DONI🙏

Pas shumë vitesh me fanelën ne të cilën edhe i fillojë hapat e parë ne futbollin Kosovarë, sot futbollisti jonë Liridon Palushaj zhvillojë ndeshjën e tij të fundit me klubin tonë. Sot ishtë kapiten i skuadrës dhe kjo e kishtë një arsyje, Doni po largohet drejt shtetit helvetik, Zvicrës. Për të vazhduar jetën e tij, dhe për të lënë mbrapa, shumë kujtime ne stadiumin të cilën tashmë e kishtë si shtëpi. Doni përjetoj me ne pothuajse çdo gjë, ndërsa sot kalojë edhe sfidën me të veshtirë, përshëndetjen ne ngjyrat, klubin, qytetin dhe familjën e tij të dytë.

Don, paç shëndet dhe gjitha të mirat ne jetë. Te urojmë suksese!

Java e fundit vendos kampionin në Itali

Osmani: Nëse luajmë në barazh ndaj Lirisë, ne do të humbim ndeshjen