Dukagjini të enjten fillon përgatitjet për stinorin pranveror

Skuadrat kosovare po fillojnë përgatitjet për stinorin pranveror të Superligës, i cili pritet të jetë mjaft i nxehtë.

Të enjten stërvitjet do t’i fillojë edhe Dukagjini, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, shkruan Gazeta Olle.

“Hithat” riktheht në punë, pasi i pret një stinor i vështirë deri në fund të këtij edicioni në elitën e futbollit kosovar.

Lajmin për rikthimin në stërvitje e ka dhënë vetë klubi klinas përmes faqes zyrtare.

“Klubi futbollistik Dukagjini ju rikthehet stërvitjeve. Ditën e enjte (06.01.2022) ne stadiumin “18 Qershori” Klinë, me fillim nga ora 11:00, fillojnë përgatitjet për sezonin pranveror”, thuhet në njoftimin e klubit.

Dukagjini ndodhet në pozitën e tetë, atë të barazhit me 18 pikë të grumbulluara pas 18 ndeshjeve.

/Gazeta Olle/

Elton Ismajlin e fton Italia e ai dëshiron të luaj për Kosovën

Asistueset dhe asistuesit më të mirë në konkurrencat respektive në elitën e basketbollit