Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së 23-të, në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
Dukagjini ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Prishtinës, të cilën e mposhti me rezultat 2-1 në “18 Qershori”, shkruan Gazeta Olle.
Klinasit tashmë kanë mbledhur 24 pikë në vendin e tetë, teksa kryeqytetasit mesin pa fitore në pranverë dhe afër zonës së rrezikshme, me 26 pikë në vendin e gjashtë.
Në ndeshjen tjetër, Malisheva mposhti lehtësisht juniorët e Feronikelit, me rezultat të thellë 6-1.
Tashmë Malisheva arrin në kuotën e 26 pikëve, aq sa ka dhe Prishtina, ndërsa Feronikeli mbetet e fundit me 11 sosh.
/Gazeta Olle/