Dukagjini shembull, vaksinon të gjithë skuadrën para nisjes së kampionatit

Dukagjini që këtë vit do të luajë në Superligën e Kosovës, përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar se i gjithë ekipi dhe stafi kanë përfunduar vaksinimin kundër Covid-19.

Në këto ditët e fundit kur rastet vetëm po shkojnë duke u rritur, skuadra e Dukagjinit po jep një shembull shumë të mirë, duke u vaksinuar para fillimit të edicionit 2021/2022.

Drejtuesit e klubit, stafi i trajnerëve, por edhe lojtarët kanë marr vaksinë kundër COVID-19.

Superliga e Kosovës do të fillojë më 21 gusht, ndërsa afati kalimtar do të përfundojë më 15 gusht.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armend Dallku, ndeshjen e parë e zhvillon ndaj Ballkanit në Suharekë.

Shaqiri ka arritur marrëveshje personale me Lyonin

Teuta synon përmbysjen e madhe, Laçi për shëtitje në Belgjikë