Dukagjini pëson humbje në ndeshjen e parë në Turqi

Dukagjini është duke e zhvilluar fazën përgatitore në Turqi, ku e ka zhvilluar edhe ndeshjen e parë miqësore.

Ndeshja e parë miqësore ne fazën përgatitore në Antalia, përfundoi me humbje për skuadrën e Armend Dallkut.

Skuadra e Yverdonit, nga liga e dytë në kampionatin Zviceranë triumfoi me rezultat 3:0.

Gjatë qëndrimit në Turqi, Dukagjini do të zhvillojë edhe disa ndeshje tjera, për të cilat fansat e klubit do të njoftohen me kohë.

Dukagjini do të luftojë për mbetjen në elitë në pranverë.

Vëllaznimi nuk ndalet, prezantohet mesfushori nga Shqipëria

Gjilani konfirmon katër ndeshje miqësore me klube të njohura