Dukagjini pëson humbje të thellë nga ekipi ukrainas

Dukagjini i elitës së futbollit të Kosovës ka pësuar disfatë të thellë në miqësoren e tretë në Antalia të Turqisë, të zhvilluar të enjten gjatë ditës.

Dukagjini pësoi disfatë 4:1 nga skuadra Obolon Kiev, që bën gara në Premier Ligën e Ukrainës.

Në pjesën e parë për skuadrën ukrainase shënuan Maksyn Hrysio dhe Oleg Vishnevskyi.

Për 2:1 në pjesën e dytë nga penalltia për skuadrën e Dukagjinit realizoi Bujar Shabani.

Dy golat tjerë për ukrainasit u shënuan Rostyslav Taranukha dhe Serhiy Sukhanov.

Po të enjten, Dukagjini ka njoftuar për transferimin e dy futbollistëve, të cilat i ka vlerësuar me perspektivë të madhe.

Umërfaruk Sulejmani dhe Besmir Daci bashkohen me skuadrën tonë nga skuadra e Shkupit. Sulejmani 17-vjeçar, mesfushor qendror, dhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Daci 19-vjeçar, janë bashkuar me skuadrën tonë ku edhe janë duke i kryer përgatitjet në Antalia të Turqisë”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.

Dukagjini në dy miqësoret e para në Antalya të Turqisë ka barazuar pa gola me Kyzylzharin e Kazakistanit, ndërsa ka fituar 2:1 kundër Levski Sofias së Bullgarisë. /Gazeta Olle/

Lidhja Rajonale e Futbollit të Prishtinës zgjedh më të mirët e vitit 2023

Zyrtare: Valon Ethemi, futbollist i ri i Konyasporit