Dukagjini mposht skuadrën e njohur ukrainase

Dukagjini ka shënuar fitore në ndeshjen e radhës miqësore të zhvilluar në Antalia të Turqisë kundër skuadrës nga Ukraina, Vorskla.

“Hithat” triumfuan 1:2 ndaj ekipit që bën gara në Superligën e Ukrainës.

Edhe ne këtë takim janë aktivizuar shumica e futbollistëve duke treguar një paraqitje të mirë, bën të ditur faqja zyrtare e klubit.

Gjatë këtij qëndrimi ne Turqi, Dukagjini do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër miqësore për te cilën klubi njofton më vonë.

Zyrtare: Malisheva përforcohet me talentin Redon Syla

Spektakël me shtatë gola të shënuara, Ballkani mposht ekipin nga Superliga e Ukrainës