Dukagjini merr fitoren e parë në histori të klubit në garat evropiane

Dukagjini ka fituar ndaj FC Europa në kuadër të raundit të parë eliminator të Ligës së Konferencës me rezultat 2-1.

Klinasit e nisën më mirë ndeshjen dhe lehtë kanë mundur të kalojnë në epërsi në start, por Eljesa Zylfiu nuk ishte i saktë.

Por nuk vonoi dhe Dukagjini mori epërsinë në minutën e 30-të.

Goli i epërsisë për skuadrën klinase erdhi nga Bujar Shabani, i cili gjuajti nga një distancë prej 20 metrash.

Në minutën e 40-të Dukagjini ka kërkuar penallti pas një prekje të topin me dorë në zonë, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, mysafirët shënuan me Jesus Pozo, i cili ishte më i gjati në zonë për të shënuar me kokë për 1-1.

Pjesën e dytë mysafirët e nisën më mirë duke rrezikuar që në start, por goditja nga afër e Ruiz përfundoi mbi portë.

Dukagjini kishte rast të mirë edhe me Dren Fekën, por goditja e tij u bllokua.

Disa çaste më vonë provoi edhe Ahmed Januzi nga distanca, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Marcos Zappacosta.

Në minutën e pestë të kohës shtesë, kur ndeshja pritej të mbyllej në barazim në skenë doli Eljasa Zylfiu që shënoi për 2-1 pas një devijimi të mbrojtjes.

Dukagjini merr një fitore të rëndësishme para ndeshjes kthyese që zhvillohet pas një jave.

Shkupi fiton me rezultat të thellë në udhëtim

Arbnor Ramadani hero, Gjilani merr barazim të rëndësishëm në udhëtim në Luksemburg