Dukagjini me bilanc pozitiv ndaj Prishtinës në pesë takimet e fundit,

Dukagjini ka pasur rezultate më të mira në përballjet e fundit kundër Prishtinës, duke fituar dy ndeshje, ndërsa dy të tjera kanë përfunduar në barazim.

Prishtina ka arritur një fitore të thellë, ku kishte mposhtur Dukagjinin me rezultatin 5-0, një ndeshje e cila qëndron si një nga humbjet më të mëdha për Klinasit në përballjet e fundit, shkruan Gazeta OLLE.

Në kampionatin aktual, Prishtina e ka nisur mirë sezonin, por në ndeshjen e fundit u mposht nga Ballkani, duke shijuar humbjen e parë.

Nga ana tjetër, Dukagjini, pas disa rezultateve pozitive, pësoi një disfatë në ndeshjen e fundit kundër Malishevës në stadiumin “18 Qershori”.

Ndeshja e ardhshme midis këtyre dy skuadrave zhvillohet të shtunën, megjithatë nuk do zhvillohet në Fadil Vokrri, por në Stadiumin Nacional në Hajvali.

 

Trepça do të përballet me kampionin e Çekisë, Nymburk

Për herë të parë takohen në mes vete Suhareka dhe Feronikeli ‘74