Përfundon pa fitues ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Malishevës

Sot (e premte) rikthehet aksioni në elitën e futbollit kosovar.

Në program është vetëm një ndeshje në kuadër të xhiros së 27-të, shkruan Gazeta Olle.

BKT Superliga e Kosovës ishte në pushim dy javor shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare, ku fokusi ishte te Përfaqësuesja e Kosovës.

Dukagjini dhe Malisheva luajnë në ‘duelin e mbijetesës’ pasi të dy skuadrat kanë objektivin mbetjen në Superligë.

Klubi nga Klina është nikoqir dhe i pret malishevasit në stadiumin “18 Qershori”.

Ky duel pritet të fillojë nga ora 14:00. /Gazeta Olle/


DUKAGJINI 0 — 0  MALISHEVA

Përfundon ndeshja. 

Fillon pjesa e dytë.

Perfundon pjesa e parë.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Muhaxhiri, Dallku, Basriu, Syla, Shala, Hasanaj, Shabani, Hugo, Carioca, Merlaku, Januzi.

Malisheva: Gashi, Kryeziu, Pira, Dumani, Gerbeshi, Maliqi, Bruqi, Pefqeli, Shabani, Hyseni, Sobowale.

Frikë për futbollistin e Lazios, e rrahin dhe e grabisin

Ferizaj shënon fitore të madhe në derbi ndaj Vushtrrisë, i gjithë stadiumi në festë