Dukagjini luan miqësore me Besën, shënohen tetë gola dhe triumfojnë klinasit

Dukagjini, është argëtuar në miqësoren e dytë përball Besës së Pejës.

Ndeshja e cila është zhvilluar në stadiumin “18 Qershori”, në Klinë, ka prodhuar festival golash.

Ky takim i ka takuar “hithave” ku edhe e kanë fituar me rezultat të thellë prej 6:2. Golat për skuadrën e Dukagjinit i kanë shënuar nga dy Abedin Merlaku dhe Granit Elezaj, ndërsa me gol ka debutuar Ahmed Januzi dhe të fundit e ka shënuar Fatlum Gashi.

Kjo është edhe fitorja e dytë për të besuarit e Armend Dallkut, në dy miqësoret e zhvilluara deri me tani, derisa në ndeshjen e parë kanë fituar me shifrat prej 3:1 ndaj Onix.

Xhaka reagon në profilin e tij pas golit të shënuar ndaj Chelseat

Vëllaznimi transferon sulmuesin shkodran