Dukagjini konfirmon largimin e dy yjeve nga skuadra

Dukagjini i Klinës ka konfirmuar largimin e dy futbollistëve të tjerë që nuk do të jenë pjesë e skuadrës për sezonin 2023/24.

Sulmuesi Ahmed Januzi është larguar nga klinasit pas dy viteve qëndrim në stadiumin ’18 qershori’.

Ndërkohë nga Dukagjini është larguar edhe mesfushori vushtrrias Dior Zabërgja.

Ka qenë faqja zyrtare e klubit klinas që ka njoftuar për largimin e futbollistëve dhe i ka falënderuar ata për kontributin e dhënë.

Njoftimi i plotë nga KF Dukagjini (Pa ndërhyrje):

FALEMINDERIT AHMED dhe DIOR

Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me dy futbollistët, Ahmed Januzin dhe Dior Zabergjën. Ne si klub i falënderojmë dytë për kohën sa ishin pjesë e klubit bardhegjelbër, duke ju dëshiruar NUZIT dhe ZABIT shumë suksese ne sfidat e reja dhe mbi të gjitha shëndet ne jetë. /Gazeta Olle/

“Ekspertat e UEFA kërkesë FFK-së: Duhet të rregullohet fusha e ‘Fadil Vokrrit’ nëse doni të luani ndeshjen Kosovë – Zvicër”

Rey Manaj drejt rikthimit në Serie A