Dukagjini kompletohet për sezonin e ri, prezanton Shabanin dhe Haxhihamzën

Dukagjini ka qenë shumë aktiv gjatë merkatos verore, duke u përgatitur maksimalisht për sezonin e ri.

Klinasit gjatë ditës së sotme kanë prezantuar dy transferime, bëhet fjalë për Bujar Shabanin dhe Kenan Haxhihamzën, shkruan Gazeta Olle.

Shabani rikthehet shumë shpejt në Superligë, pasi pikërisht në këtë verë u transferua nga Drita te Shkupi, ku edhe u paraqit në garat evropiane.

Haxhihamza transferohet nga skuadra e Ballkanit, ndërsa më parë luajti për katër sezone te Gjilani.

Postimi i plotë për Shabanin:

Bujar Shabani, tani pjesë e Dukagjinit.

Futbollisti nga Ferizaj vjen nga skuadra e Shkupit, klub me të cilin është paraqitur edhe në garat evropiane. Bujari në Shkup ishte transferuar nga nënkampionia e Kosovës, Drita e Gjilanit.

Mesfushori defansiv ka një karrierë të pasur në futbollin shqiptar, pasi më parë ka luajtur edhe në klubin e Ferizajt dhe të Feronikelit, ndërkohë në Shqipëri ishte aktivizuar te klubi i Skënderbeut nga Korça.

Shabani sezonin e kaluar ishte paraqitur në 34 ndeshje të Superligës, dy në Kupën e Kosovës dhe dy paraqitje i kishte në kualifikimet e Ligës së Evropës.

Ndërsa, Haxhihamza sëfundmi kishte qenë pjesë e Ballkanit, kurse me herët ka mbrojtur ngjyrat e Gjilanit.

Postimi i plotë për Haxhihamzën:

Portieri rahovecian i bashkohet klubit të Dukagjinit nga skuadra e Ballkanit. Haxhihamza, i lindur më njëzetetetë dhjetor 1996, i ka mbrojtur edhe ngjyrat e Gjilanit për 4 sezone me radhë. 24 vjeçari, tash e tutje do të jetë pjesë e klubit tonë, të cilit i urojmë mirëseardhje dhe suksese në fanelën bardhegjelbërt.

/Gazeta Olle/

FIBA U16, Kosova dhe Shqipëria e vazhdojnë rrugëtimin me këto dy ndeshje

Spikati me fanellën e Apolonisë në Superiore, mbrojtësi drejt kalimit te gjiganti kosovar