Dukagjini i Klinës edhe pse ka zhvilluar ndeshje të mira, aktualisht gjendet në zonën e rënies.
Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku ka mbledhur 11 pikë në 12 ndeshje, duke mbajtur pozitën e nëntë në renditje, shkruan GazetaOlle.
Në fundjavë Dukagjini do të jetë nikoqirë i Feronikelit, skuadër që zë vendin e fundit në renditje me 10 pikë.
‘Industrialistët’ nuk dinë për pikë në katër ndeshjet e fundit, ku kanë marr katër humbje.
Në ndeshjen e parë mes tyre Feronikeli kishte arritur të shënojë fitore me rezultat 1-0 në “Rexhep Rexhepi”. /GazetaOlle/