Dukagjini i kërkoi tri pikë në tavolinë pas humbjes nga Vushtrria, ky është vendimi i FFK-së

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë,  në mbledhjen e mbajtur sot shqyrtoi ankesën e KF “Dukagjini“ për ndeshjen Vushtrria-Dukagjini, xhiro e 25-të Liga e Parë Grupi A, lidhur me aktivizimin e lojtarëve të KF “Vushtrria“ Olti Peci dhe Adnit Shahini.

Dukagjini ishte ankuar në FFK se Vushtrria ka aktivizuar dy futbollistë pa të drejtë loje, shkruan Gazeta Olle. 

Mirëpo, në vendimin e Komisionit për Ankesa thuhet se futbollistët nuk janë aktivizuar gjatë ndeshjes, prandaj ankesa e Dukagjinit bie poshtë.

Vendimi i plotë:

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 07.05.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit të Garave të Superligës dhe Ligës së Parë mbetet në fuqi.

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, bazuar në ankesën e KF “Dukagjini“ , materialet dhe provat e disponuara ka konstatuar se vendimi i Komisionit të Garave i datës 05.05.2021 është i drejt dhe si rrjedhojë mbetet në fuqi , për faktin se sipas nenit 58 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore, me paraqitje nuk nënkuptohet lojtarët rezervë të shënuar në protokoll të cilët nuk kanë hyrë në lojë.

Duke qenë se në rastin konkret lojtarët e lartcekur, nuk janë aktivizuar në lojë, vendimi i Komisionit të Garave është i drejtë.

/Gazeta Olle/