Dukagjini fiton edhe në Gjibraltar, kalon në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës

Dukagjini ka arritur fitore të madhe në ndeshjen e dytë ndaj Europa FC me rezultat 2-3.

Kësisoj klinasit kanë arritur të kalojnë në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës me dy fitore dhe me rezultat të përgjithshëm 5-3.

Dukagjini arriti të kalojë i pari në epërsi me Eljesa Zulfiun që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 23-të (1-0).

Në minutën e 29-të të dy skuadrat mbetën me nga dhjetë veta në fushë, pasi që Bujar Shabani dhe Jesus Pozo u ndëshkuan direkt me kartonë të kuq.

Vendasit arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 38-të me Alberto Quintana që shënoi po ashtu nga pika e bardhë për 1-1.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për skuadrën kosovare, kur në minutën e 47-të, Arbër Shala shënoi për 1-2 pas asistimit nga Altin Mërlaku.

Ishte minuta e 79-të e ndeshjes, kur Iljasa Zulfiu u gjet bukur afër portës dhe realizoi për 1-3, duke konfirmuar kalimin tutje të Dukagjinit.

Krejt çfarë bënë vendasit ishte edhe një gol nga Vera në minutën e 87-të të ndeshjes.

Vetëm një minutë më vonë, sulmuesi Manu Heredia u ndëshkua me karton të kuq duke lënë Europan me nëntë lojtarë në fushë.

Deri në fund klinasit u mbrojtën mirë dhe arritën që me dy fitore në dy ndeshje të kalojnë në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

Në rrethin e dytë të besuarit e Armend Dallkut do të përballen me skuadrën kroate Rijeka. /Gazeta Olle/

Dy kartonë të kuq, dy penallti dhe dy gola – gjithçka ndodhi në pjesën e parë mes Europas dhe Dukagjinit

Gjilani – Progres Niederkorn, formacionet zyrtare