Dukagjini-Drita, shikoni kush do të jetë gjyqtar (FOTO)

Nga ora 16:00 do të zhvillohet sfida e dytë e madhe e barazhit të Vala Superligës ndërmjet Dukagjinit dhe Dritës.

Skuadra që fiton do të garojë edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar.

Ndërkohë, kjo ndeshje i është besuar gjyqtarit nga Mitrovica, Fatmir Tahiri, shkruan Gazetasheshi.com.

Asistent të tij do të jenë Erduan Baliqi (Mitrovicë) dhe Fatmir Sekiraqa (Podujevë).

Ndërkohë, gjyqtar i katërt është Selim Isufi (Mitrovicë).

Ndeshja mes Dukagjinit dhe Dritës zhvillohet me fillim prej orës 16:00 në “Riza Lushta”.

Kujtojmë që Dukagjini nuk ka kujtime të mira nga ky stadium, pasi që aty humbi sfidën e vitit të kaluar të barazhit ndaj Drenicës.

Në anën tjetër, Drita para dy vitesh fitonte barazhin ndaj Flamurtarit pikërisht në “Riza Lushta”.

Fotografia e Fatmir Sekiraqa