Dukagjini dhe Gjilani luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Dukagjini dhe Gjilani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Klinasit janë nikoqir të gjilanasve në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “18 qershori” nga ora 13:00.

Ekipi i Armend Dallkut vjen nga një barazim dhe një humbje kështu që synon t’i kthehet fitores për ta mbyllur sezonin me tri pikë shumë të vlefshme.

Në anën tjetër, ekipi i Gentjan Mezanit gjithashtu vjen nga humbja në derbi ndaj Dritës dhe synon rezultat pozitiv për t’i ikur pozitës së barazhit.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Dukagjni: Haxhihamza; Pllana, Dallku, Iseni, Neziri; D.Morina, Morina, Hugo; Zulfiji, Solomon, Merlaku;

GjilaniHalimi; Shaqiri, Bejtullai, Bajrami, Ismajli; Acka, Shabani, Heric; Cale, Milev, Basa;

Drita pret Malishevën në përballjen e dy skuadrave në formë, formacionet zyrtare

Fushë Kosova pret Feronikelin ’74, formacionet zyrtare