Dukagjini dhe Fushë Kosova luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Dukagjini dhe Fushë Kosova do të përballen në kuadër të xhiros së 24-të në elitën e futbollit kosovar.

Do të jetë një ndeshje shumë interesante, pasi pikët janë shumë të rëndësishme për dy skuadrat.

Klinasve nuk iu lejohet të gabojnë pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, pasi duan me çdo kusht vendin e katërt në tabelë.

Në anën tjetër Fushë Kosova e motivuar pas fitores ndaj Dritës synon të shkaktojë befasi në Klinë.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Brozi, Pllana, Basri, Iseni, Feka, Hugo, Iran, Umerfaruk, Rugova, Mërlaku, Jatta.

Fushë Kosova: Borsellini, Prapashtica, Ivkic, Berisha, Demiri, Ajdini, Kote, Kojasevic, Cenaj, Sinanovic, Skrijelj

/Gazeta Olle/

Llapi për vazhdimësi, Gjilani për këndellje – formacionet zyrtare

Akil Gjakova e nis me fitore paraqitjen në garën Grand Prix