Dukagjini dhe Drita kërkojnë këndelljen, formacionet zyrtare

Dukagjini është nikoqir i Dritës në kuadër të xhiros së 13-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat në këtë takim vijnë pas 180 minutave pa fitore në elitën e futbollit kosovar.

Vendasit kanë dy barazime radhazi një në shtëpi dhe një udhëtim, derisa Drita ka një barazim dhe një humbje.

Si klinasit ashtu edhe gjilanasit synojnë vetëm tre pikët nga kjo përballje për tu rikthyer te fitoret dhe për të vazhduar drejt arritjes së objektivave.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Iseni, Dallku, Pllana, Neziri, Shabani, Morina, D.Morina, Elezaj, Solomon, Syla.

Drita: Smakiqi, Be. Krasniqi, Hajdini, Agyare, Thaqi, Broja, Dabiqaj, Jashari, Ajzeraj, Selmani, Bl.Krasniqi.

/Gazeta Olle/

Di Francesco me fjalë të mëdha për Ibrahimovicin nga Kosova: Mos harroni se është vetëm 17 vjeçar

Fushë Kosova pret Lirinë në duelin e skuadrave të fundit në tabelë, formacionet zyrtare