Duka reagon pas shortit të Ligës së Kombeve: Në fillim u duk i lehtë, i thashë Rejës ta shohim sa i mirë je

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka deklaruar se shorti i sotëm i Ligës ë Kombeve, edhe pse në letër duket i favorshëm, nuk është i tillë. Për RTSH ai theksoi se distanca ishte një problem më vete.

“Të gjitha më duken skuadra të forta e të barabarta, ku ne mund të marrim çdo lloj rezultati. Nuk e quaj të pamundur që të fitojmë kundër Rusisë, ashtu si edhe të humbim ndaj Islandës e Izraelit. Objektivi real i ekipit duke parë forcat në letër e fushë do duhet të jetë vendi i dytë në grup. Nëse do të vijë vendi i parë, duhet të jetë një bonus.

Në pamjen e parë të gjithë e ndoqëm bashkë me stafin shortin, ishim entuziastë, pastaj filluan duke menduar jo Islanda kështu, apo ashtu. Grupi dhe skema në të cilën luhet, ka në qershor janë katër ndeshje, ne kemi kundërshtar në vende ekstreme. Mund të jetë që shkojmë në Islande e pastaj në Izrael apo Rusi, disavantazhi që kemi janë distancat. Në fillim u duk mirë e pastaj filluam të mendojmë gjërat negative. Të njëjtat gjë i thashë edhe trajnerit, që kemi fituar kundër të gjithëve por ka pasur trajnerë të mirë, Tani të shohim sa i mirë je ti.

Fakti që skuadra doli në vendin e parë e që u ngjit, fakti që u rendit e treta në eliminatore te Botërorit me 18 pikë si asnjëherë më parë apo afër play-off, tregon që skuadra është rritur shumë në kualitet e parametrat e saj. Ka mundësi edhe më shumë sa më lart të shkosh, aq më e vështirë është më e lehtë të fitosh në Ligën C, vështirësohen gjërat më lart. Por jam i bindur që do i përballojmë mirë këto ndeshje dhe të kemi rezultate pozitive dhe do të tentojmë vend të parë apo të dytë se besoj se arrijmë play off në Europian. Një dritare nga e cila do të tentojmë të shkojmë në Europian”, tha Duka.

Agim Ademi flet pas shortit të Kosovës

Gjyqtarja shqiptare që nga një ligë anonime përfundon si arbitre në Gjermani