Duka përqafon lojtarët pas ndeshjes, festojnë të gjithë së bashku pas fitores madhështore

Shqipëria mposhti Republikës Çeke të enjten, me rezultat të thellë 3:0, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani, në vitin e ardhshëm.

Kuqezinjtë aktualisht gjenden në pozitën e parë me 13 pikë të mbledhura, duke pasuar te Polonia në vendin e dytë me nëntë pikë. Kjo nënkupton se në dy ndeshjet e radhës që Shqipëria zhvillon, i duhen vetëm edhe dy pikë për të siguar biletën në EURO 2024.

Festa e futbollistëve ka filluar menjëherë pas ndeshjes. Federata e Futbollit të Shqipërisë ka publikuar një video në rrjete sociale ku shihet i gjithë stafi duke festuar këtë fitore madhështore.

Përndryshe, Shqipëria do ta luajë edhe një ndeshje gjatë këtij, muaji miqësoren ndaj Bullgarisë. /Gazeta Olle/

UEFA për supergolin e Asanit: A do të jetë më i miri i këtij raundi?

Albion Rrahmani do t’i nënshtrohet operimit pas lëndimit në ndeshjen ndaj Andorrën