Duka: Nuk do shesim shtëpinë për De Biasin

Kualifikimi i Shqipërisë në Europian është diçka e rëndësishme dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit e ka cilësuar si lumturinë më të madhe të shqiptareve për këtë vit.De Biazi dhe Duka
 
Në një intervistë për gazetaren Enkeleida Zeko në emisionin “Fair Play”, në televizionin “News 24” ka dhënë edhe një sinjal tjetër për trajnerin e Kombëtares: “Gjithsesi, nuk do ta shesim shtëpinë për De Biazin”, është shprehur ndër të tjera Duka.
 
“Tashmë duket sikur gjithçka është normale. Përpara dukej një ëndërr e vështirë për t’u realizuar. Ishte tamam një telenovelë. Me emocione dhe dramatike. Kishte ngritje, rrëzime përpara finishit dhe përfundimisht ia dolëm”.
 
“Serbia ishte ekip me futbollistë me shumë kualitet. Portugalia gjithashtu. Danimarka është ekip me shumë taktikë dhe pjesëmarrëse në kompeticione europiane vazhdimisht. Edhe Armenia ka bërë shumë mirë në vitet e fundit. Një edicion më parë ka fituar 4-0 me Danimarkën”.
 
Kontrata e De Biazit “De Biasi është nën kontratë deri në 2017-ën. Ka një vullnet nga FSHF që të vijojë më tej. Ka një rikonfirmim nga trajneri që do ta zbatojë këtë kontratë. Jo vetëm në sport, por kudo, në momentin kur shihet që ka performancë të mirë rishikohen kushtet më të mira. Ne ia kemi ofruar dhe do t’ia ofrojmë gjithmonë për ta pasur si drejtues”.
 
“Askush nuk i di fikse shifrat e kontratës, janë të gjitha abuzime. Federata si Shqipëria e bëjnë pagesën me sakrificë. Buxheti është sa 1/100 e Federatës Franceze apo edhe më shumë. Sigurisht që do sakrifikojmë edhe më shumë për De Biasin, por nuk është çështje financiare. Do t’i ofrojmë kushtet financiare, por nuk do ta shesim shtëpinë… Atë do ta mbajmë!” deklaroi Duka në fjalën e tij.