Duka ngushëllon Mavrajn

Armand Duka, presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit (FSHF), ka ngushëlluar familjen Mavraj për humbjen e më të dashurit t tyre.
Me të marr lajmin se Mërgim Mavrajt i ka vdekur babai, numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), ka ngushëlluar familjen Mavraj për humbjen e më të dashurit të tyre.

Thellësisht i prekur nga humbja e jetës së njeriut tuaj të dashur, më lejoni që në emrin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Komitetit Ekzekutiv dhe në emrin tim, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e babait tuaj”, thuhet në telegramin e Dukës “Në këtë moment të vështirë për familjen Mavraj, ne të gjithë, si komunitet futbolli në Shqipëri, ndodhemi pranë jush, për t’ju lehtësuar sadopak dhimbjen. Sigurisht, që humbja është e rëndë e për ta kapërcyer, me ndihmën e Zotit, juve ju duhet shumë forcë dhe vullnet”

“ Shpresojmë shumë, që ta kapërceni me sa më pak dhimbje një çast të tillë të vështirë për çdo familjar dhe bir. Ju pastë lënë kujtimet më të mira dhe u prehtë në paqe. Edhe njëherë pranoni ngushëllimet më të sinqerta edhe në emër të ekipit kombëtar dhe stafit të tij.”, përfundon telegrami i ngushëllimit.