Duka nderohet në Itali, merr një çmim

Presidenti i FSHF, Armand Duka u vlerësua me çmimin “Maurizio Maestrelli” në Itali, ku ishte i pranishëm dhe për ceremoninë e dorëzimit të këtij çmimi në teatrin “Nestor” të Frosinones. Cmimi “Maurizio Maestrelli” i kushtohet ish futbollistit të njohur të Lacios, dhe në të kaluarën atë e kanë fituar personalitete të shumtë që nga ish-trajnerët e Interit, Hector Cuper, Walter Mazzarri apo ai i Romës, Rudi Garcia.

Presidenti i FSHF së Shqipërisë u vlerësua me këtë çmim për kontributin e tij në futboll ndërsa të pranishëm ishin dhe personazhe të njohur të sportit dhe artit në Itali. Duka ishte mes 13 personaliteteve të përzgjedhur këtë vit nga juria, ku spikasin dhe presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, drejtori sportiv i Veronës, Sean Sogliano, trajneri i Palermos, Giuseppe Iacchini dhe gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca di Marzio. Gjatë fjalës së tij presidenti Duka u shpreh se ky vlerësim e motivon akoma më shumë për zhvillimin e futbollit, në mënyrë që të arrijmë në nivelet që pretendojmë.