Duka: Ishin skeptikë për finalen, tani jemi krenarë

Presidenti i FSHF, Armand Duka foli për mediat në lidhje me organizimin e Conference League ku theksoi përshtypjet e mira nga UEFA, ndërsa pati falenderime për të gjithë të angazhuarit në këtë event. Duka shtoi se në fillim të gjithë ishin skeptikë për organizimin e një eventi të tillë, por tashmë të gjithë ndjehen krenar.

“Interesi ka qenë i madh për aktivitetin e rëndësishëm dhe kam përcjellë të gjithë individët nga jashtë. Të gjithë administratën e UEFA-s dhe bashkë me presidentin kam pasur vetëm fjalë të mira dhe përqafime. E ndaj këtë me të gjithë ata që e bënë të mundur mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, jam me krenari këtu me një pjesë të organizatorëve të Federatës. U transmetua live në 155 vende të botës dhe u pa nga 400 milionë tifozë.

Askush nuk do ta mendonte disa vite më parë që Shqipëria dhe Federata do të kishin të tilla ftësi për të përmbyllur një event të këtyre përmasave. Meritë e administratës së FSHF dhe atyre që bashkëpunuan. Shumë ishin skeptikë kur aplikuam për finalen dhe konsiderohej një ironi. Por finalja erdhi dhe bota u përqendrua në Tiranë. I dhamë përgjigje atyre që menduan se ne nuk mund të organizojmë një finale të tillë. Kemi pritur delegacione dhe president të Federatave europiane, sponsor, partner dhe janë larguar me mendime pozitive. Kemi pritur legjenda të futbollit botëror, Boniek, Savicevic, Totti, Tomasson, Cantona e shumë të tjerë.

Kemi pritur 20.000 tifozë dhe më shumë se 20.000 jashtë stadiumit, vetëm tani e kuptojmë sa krenarë duhet të jemi të gjithë. Falenderoj të gjithë ata që kontribuan në organizimin e eventit, policia bëri punë të mrekullueshme, po ashtu qeveria dhe bashkia Tiranë, drejtuesve të aeroportit të Tiranës. Aeroporti bëri menaxhim perfekt, falenderim për Ministrinë e Financave dhe për Kryeministrin. Unë nuk bëj servilizma, por kryemistri ka qenë aktiv në organizim dhe ka pritur edhe ankesat tona ndaj duhet ta falenderoj publikisht.

Falenderoj qytetarët shqiptarë që i dhuruan mikpritje tifozëve, nuk dolëm nga tradita jonë. Falenderoj median për punën e shkëlqyer dhe keni promovuar mirë Shqipërinë. Uroj të takohemi përsëri për evente të tilla të suksesshme për vendin.

Kjo finale na ka mbushur me eksperiencë dhe mund ta bëjmë më mirë, në çdo proces kishim kujdesin e duhur. Qeveria u tregua e zgjuar që e bëri pushim ditën e ndeshjes dhe që ishte një ditë pa makine. Qytetarët e pranuan, e falenderoj edhe pse ishte cënim i të drejtës së tyre. Falenderoj edhe vullnetarët. 400 të tillë, ndoshta kanë punuar më mirë edhe se ata që janë paguar. Në organizimet e ardhshme, koj është një eksperiencë e fituar”.

Ka Shqipëria shansin për finale të tjera? “Që pas përfundimit të ceremonisë filluam diskutonim se të mos shohim një kompeticion tjetër. Champions League aktualisht është e e pamundur për kapacitetet e stadiumit, por Superkupa e Europës, apo edhe Kampionat Europian për të rinjtë, janë të gjitha mundësitë. Doja opinione pozitive për Shqipërinë dhe e shijoj këtë sukses si qytetar shqiptar dhe jo si president i FSHF.

Kërkojmë bashkëpunim për të rritur futbollin, ato që kanë luftëra personale të mos harxhojnë energji me këtë punë. Por të fokusohen te rritja e futbollit për fëmijët.Politika të kuptoj kompetencat e veta për të përmirësuar fushat e jetës sonë dhe tani po flasim për futboll. Të kemi infrastrukturë për të ushtruar futboll dhe të mos kthehet në një institucion personal, por të kthehet në një të mirë të përbashkët”, u shpreh Duka./ss/

Grumbullimet e radhës të basketbollistëve U20 të Kosovës

“Turneu Ibrahim Mazreku” në Malishevë zhvillohet edhe sivjet, fillon me 7 qershor