Duka: E trishtë të mësosh që Ismail Kadare nuk jeton më, një humbje e madhe për Shqipërinë

Shqipëria humbi një nga personalitet më të shquar që ka njohur historia e letërsisë, shkrimtarin e madh Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare.

Në lidhje me këtë humbje ka reaguar edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili në një postim në rrjetet sociale shprehet se kjo ishte një humbje e madhe për Shqipërinë.

“Ismail Kadare, një humbje e madhe për Shqipërinë!

E trishtë të mësosh që Ismail Kadare nuk jeton më. Vendi ynë ka humbur një shkrimtar të madh, një kolos të letrave, i cili e bëri Shqipërinë të njohur anembanë botës.

Kadare ikën, por i lë vendit tonë dhe gjithë botës një trashëgimi të madhe kulturore, kryevepra letrare të përkthyera në 45 gjuhë të ndryshme.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe miqtë e Kadaresë, të cilët do ta ndjejnë shumë mungesën e tij.

U prehsh në paqe Ismail Kadare!”-shkruan Duka.

Peci zyrtarizohet te Llapi, pritet nga Mentor Zhdrella

Detaje të reja nga transferimi i Salifu te Drita, bardhekaltërit mposhtin dy skuadra për të siguruar shërbimet e mesfushorit