Duka – De Biasi, lexojeni lajmin e fundit

Pas disa humbjeve radhazi dhe kritikave për ekipin, duket se Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, duket se më në fund ka gjetur buzëqeshjene munguar.

Në një prononcim për “Sport News”  pas rikthimit nga Izraeli, Duka ka folur rreth situatës me trajnerin Gianni De Biasi dhe zërat për një largim të mundshëm nga Shqipëria. 

Për ndeshjen dhe fitoren

“Më pëlqeu gjithçka në atë ndeshje, më pëlqeu skuadra, më pëlqyen lojtarët, më pëlqyen tifozët, më pëlqeu reagimi, më pëlqeu dhe trajneri. Dhamë përgjigjen e duhur pas një periudhe të vështirë, por tani duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të shmangim euforinë, pasi ne asnjëherë s’do të jemi një skuadër e madhe, ndaj në çdo ndeshje duhet të tregohemi modest dhe pse ajo që pamë në Haifa ishte diçka shumë e bukur.”

Marrëdhënia me trajnerin De Biasi

“Në media është folur shumë këto kohë por unë nuk dua t’i kushtoj rëndësi këtyre gjërave. Ne jemi të gjithë profesionistë dhe i respektojmë marrëveshjet deri në fund. Gjithsesi është diçka e mirë që De Biasi do të dalë dhe do të qartësojë shumë gjëra, pasi lojtarët janë njerëz dhe ndonjëherë ndikohen nga ato që shkruhen nëpër media. Megjithatë, e theksoj dhe njëherë tjetër, trajneri tregoi se di ta bëjë shumë mirë punën e tij.”

Aludimet në media

“Nëse ka diçka të vërtetë mbi zërat që qarkullojnë për ndonjë ofertë për trajnerin nga një skuadër e madhe, do të ishte më mirë që të pritej deri në fund pastaj të flitej, pasi gjëja më e rëndësishme është Kombëtarja, më shumë se çdo individ duke filluar që nga unë e deri te punonjësi më i fundit.”

de biasi  de biasiarmand-duka