Duka: Bëhesh i fortë kur luan kundër të fortëve, për këtë quhet turne final evropian

Pavarësisht se po vlerësohet “grupi i vdekjes” ai ku është Shqipëria, Kroacia, Italia dhe Spanja, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nuk është i të njëjtit mendimi.

Ai ka thënë se asnjëri grup nuk është i lehtë.

“Nuk besoj se ka grup të lehtë. Nuk besoj se ka ekipe të dobëta dhe për këtë quhet turne final evropian. Nuk mund të nisesh nga shorti. Doja të thosha fillimisht, i falënderoj futbollistët, teknikët, stafin administrativ dhe të gjithë që e sollën Shqipërinë këtu, ta shijojnë këtë sukses. Ka kohë për t’u përgatitur deri në qershor. Do ta bëjmë më të mirën. Bëhesh i fortë kur luan kundër të fortëve. Kemi përballë Italinë. Do të përgatitemi mirë dhe uroj t’i kemi çunat mirë deri në fillim të Evropianit. Vazhdojmë të jemi me të njëjtin objektiv, kalimin e grupit”, ka thënë Duka, që është edhe nënkryetar i UEFA-s. /Gazeta Olle/

Orari i ndeshjeve të Shqipërisë

Sylvinho: Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina? Ndoshta luajmë në gjysmëfinale