Duisburgu kërkon Bernard Berishën

Bernard Berisha bie në fokusin e Duisburgut, skuadrës Bundesligës së dytë gjermane.

Siç raporton “derwesten.de”, në miqësoren e zhvilluar disa ditë më parë mes Skënderbeut dhe Duisburgut drejtuesit dhe stafi teknik i klubit gjerman kanë mbetur të mahnitur nga paraqitja e mesfushorit kosovar dhe janë gati ti paraqesin një ofertë zyrtare kampionëve të Shqipërisë për Berishën.

Sipas faqes “derwesten.de”, kartoni i Berishës në merkato kap vlerën e 275 mijë Eurove një shifër e konsiderueshme kjo për arkat e Skënderbeut nëse Duisburgu vendosë ta paguajë atë për të marrë shërbimet e talentit 23-vjecar. Gjithsesi fjalën e fundit do ta ketë presidenti i kampionëve të Shqipërisë Ardian Takaj i cili duhet të marrë një vendim për të ardhmen e Berishës, shkruan Panorama Sport.

Sipas faqes gjermane, Berisha ka edhe një vit kontratë me Skënderbeun.

bernardi