Duele interesante në Superligën e hendbollit, vëmendja kryesore në Rahovec

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon xhiroja e 24-t e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje zhvillohet të martën (sonte), prej orës 20:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Skuadra pejane, Besa, është favorite e madhe dhe llogarit në dy pikë të reja. Kampionia aktuale është e dyta në tabelë me 38 pikë. Vëllaznimi është i shtati me tetë pikë.

Kjo ndeshje i lë vend derbit të madh Rahoveci – Kastrioti, që zhvillohet të mërkurën nga ora 20:00. Të dy skuadrat synojnë titullin e kampionit dhe forcën shpresojnë ta shfaqin në ndeshjen e rëndësishme. Prandaj pritet hendboll i bukur dhe lojë e fortë deri në fund në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Rahoveci ka fituar të gjitha 23 ndeshjet dhe udhëheq në tabelë me 46 pikë. Kastrioti është i treti me 30 pikë.

Të enjten prej orës 20:00 është ndeshja Prishtina – Vushtrria. Kjo ndeshje zhvillohet në Vushtrri.

FBK-ja nderon me mirënjohje Isuf Lumin

Alket Bajrami, sensacioni i këtij sezoni në Ligën e Parë me 13 gola dhe pesë asistime