“Dua një transferim jashtë”, Bekaj frikëson drejtuesit e Tiranës

Visar Bekaj, portieri i Tiranës frikëson drejtuesit bardheblu. Në emsionin “Koha Shtesë”, gardiani bëri të ditur se ky është sezoni i fundit dhe se do të largohet nga skuadra.

25-vjeçari shpjegoi se këtë vit i përfundon kontrata dhe se do të shikoj mundësitë që ka dhe të shohë për një skuadër jashtë vendit

“Është viti im i fundit tek Tirana dhe si lojtar i lirë synoj të transferohem jashtë, pasi kontrata ime  skadon në muajin në qershor“, – sqaroi Bekaj.

Tirana momentalisht pozicionohet e dyta me 18 pikë në tabelën e Kategorisë Superiore në Shqipëri, vetëm 1 pikë larg rivalit të saj, Partizanit.

Trajneri Reja drejt largimit nga kombëtarja, mësohet zëvendësuesi i tij

Po shkëlqen tek Mallorca, vlera e Muriqit rritet pesë herë më shumë