Dua Lipa krah Shakires do të përformojë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar?

Kupa e Botës në Katar do të mbahet në fund të këtij viti.

Ceremonia e hapjes është kthyer në një nga ngjarjet më të mëdha të këtij festivali sportiv, pasi disa artistë kanë shfaqur talentin e tyre para mijëra spektatorëve.

E sipas “Marca”, Shakira, Dua Lipa dhe BTS, janë ndër kandidatët për të kënduar në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar.

FIFA ende nuk e ka konfirmuar lajmin, por thashethemet kanë filluar të përhapen dhe fansat tashmë po imagjinojnë se sa spektakolare do të jetë shfaqja.

Unitedi favorit për triumf ndaj Omonias – formacionet zyrtare

Thaqi shënon, Ballkani në epërsi ndaj Sivasspor