Lutfi Haziri: FC Drita, klub europian dhe më i miri ndër shqiptarë në Europën juglindore

Lutfi Haziri ka shprehur krenarinë e tij për FC Drita, duke e cilësuar FC Dritën si një simbol të shqiptarëve në Europën juglindore dhe një model suksesi të vazhdueshëm.

Ai vlerësoi traditën kulturore dhe sportive të klubit, duke theksuar se një play-off i merituar dhe besimi në Zot e Atdhe do t’i çojnë drejt sukseseve edhe më të mëdha.

Haziri i përshëndeti të gjithë ata që kontribuojnë në sukseset e klubit dhe theksoi rëndësinë e përfaqësimit të Kosovës në arenën europiane.

FC Drita, klub europian dhe më i miri ndër shqiptarë në Europën juglindore. Traditë kulturore nga viti 1927 dhe sportive nga 1947! Krenaria e gjithë shqiptarëve me disiplinë, prezantim e përfaqësim.

Një play-off i merituar dhe me besim në Zot e Atdhe do t’i shohim edhe më lartë dhe dë të na bëjnë edhe më krenarë.

“Intelektualët”, lojtarët, grup-moshat, punëtorët sportivë, menaxherët dhe pronarët e klubit të nden të privilegjuar. Mundi po shpaguhet.

Po klonohet rezultati i volejbollisteve kampione të padiskutueshme. Koha që Drita të bëhet familje e madhe e të gjitha sporteve në Anamoravë. Na duhet më shumë Europë në Kosovë!

Erdhi si ‘Mbreti’ i merkatos, por Ergys Kaçe nuk po luan te Gjilani

Leicester – Spurs: Publikohen formacionet startuese