Driton Kuka zbulon se kur kishte kërkuar të pensionohej Majlinda Kelmendi por ai nuk e lejoi

Trajneri i xhudisteve kosovare Driton Kuka ka dhënë një intervistë pas sukseseve të fundit.

Kosova tashmë ka arritur të fitojë dy medalje të arta në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Në ndërkohë sot Majlinda Kelmendi njoftoi pensionimin nga xhudo, shkruan lajmi.net.

Sipas trajnerit të Krasniqit, Driton Kuka Majlinda ka kërkuar të pensionohet në Janar por ai nuk e lejoi.

“ Majlinda kërkoi të pensionet para disa muajve, në janar më tha se është lodhur dhe nuk po mundet të vazhdoj më pas lëndimeve të shpeshta”, tha fillimisht ai.

“ Por unë nuk e lejova të largohet para Lojërave Olimpike, dhe i thash se lë të mbetet kjo përgjegjësi mbi mua”, shtoi ai.

“ Ekipi i xhudisteve në Tokio nuk do të ishte i njëjtë pa Majlinden, ajoështëiderja e grupit, dhe ishte më mirë që të garonim me pesë xhudistë në këto lojëra që të shpërndahej përgjegjësia te më shumë garus”, përfundoi Driton Kuka.

Ky ishte gabimi i rëndë nga francezja Cysiquen, që i kushtoi me diskualifikim në finale kundër Nora Gjakovës

Futbollisti i Llapit transferohet tek Lokomotiva e Zagrebit