Driton Kuka me vlerësim të madh për xhudistët kosovarë: Ju jeni heronjtë e lirisë së fituar me gjak

Trajneri i skuadrës kosovare të xhudos, Driton Kuka ka reaguar pas suksesit të madh me xhudistët e tij në Lojëra Olimpike.

Arritjet e xhudisteve tona ishin historike, duke u renditur në vendin e dytë sa i përket kategorisë së xhudos në “Tokio 2020”, shkruan Gazeta Olle.

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan medaljet e arta, kurse Akil Gjakova u rendit i shtati në garën e tij.

Kuka shprehu falënderimin e plotë për xhudistët e tij, si dhe u shpreh shumë i lumtur që vendi ynë tashmë ndodhet vetëm pas Japonisë për medaljet e fituara.

‘Heronjtë e lirisë së fituar me gjak’, ishte njëra ndër vlerësimet e mëdha që Toni Kuka e bëri për të gjithë garuesit që morën pjesë nën urdhërat e tij.
“Ende smë besohet,kemi ardh për medalje por …2 të Arta e një vend i 7 për shtetin me më pak se 2 milionë banorë”, ka shkruaj gjithashtu Kuka.

Ky është postimi i tij i plotë.

/Gazeta Olle/ 

Atleti kosovar Musa Hajdari garon nesër në Lojërat Olimpike, kjo është koha e garës së tij

Igli Tare: Nuk është rastësi që afroj shumë shqiptarë te Lazio