Driton Kuka i trishtuar me vdekjen e Flamur Shashës nga koronavirusi: Peja humbi një sportist të madh!

Driton Kuka ka reaguar i mërzitur për lajmin e vdekjes së trajnerit karatesë, Flamur Shashës.

38-vjeçari, i cili ishte trajner i karatesë në Kosovë, ka ndërruar jetë sot pas infektimit me COVID-19.

Pas kësaj, Kuka me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” është shprehur tejet i mërzitur.

“Pusho në paqe miku im Flamur!

Lajm i trishtë humbja jote,na tronditi të gjithëve.

Qyteti i Pejës sot humbi një ish sportist e trener të madh.

Do të kujtojmë gjithmonë e Diani po ec rrugës tande e po bahet sportist shembullor dhe do jetë krenar gjithmonë me veprat tua“, shkruan Kuka.

Pusho në paqe miku im Flamur!Lajm i trishtë humbja jote,na tronditi të gjithëve.Qyteti i Pejës sot humbi një ish…

Gepostet von Driton Toni Kuka am Samstag, 4. Juli 2020