Driton Kuka: Bac u kry, Kosova mbi të gjitha

Kosova ka arritur një sukses të jashtëzakonshmën në Kampionatin Evropian të Xhudos të mbajtur në Lisbonë të Portugalisë.

Me dy medalje të arta, një të bronztë dhe dy vende të pesta, xhudistët kosovarë e kanë mbyllur në vendin e parë Evropianin, shkruan Gazeta Olle.

Për këtë sukes të madh, padyshim se ka shumë merita trajneri i palodhshëm i xhudos, Driton Kuka, i cili për vite me radhë punon me xhudistët e Kosovës, të cilët njëpasnjë po i kthen në kampionë evropian e botëror.

Kuka përmes një postimi në Facebook, ka treguar se sa krenar ndihet me suksesin e Kosovës në Lisbonë.

Postimi i plotë:  

Bac u kry ….
Kosova mbi të gjitha 🇽🇰
Çka të flas më shumë!
Kështu përfundoj Evropiani i xhudos
#krenar
#proudcoach

/Gazeta Olle/