Driton Kuka akuzon Shpend Ahmetin për mosgjetjen e lokacionit për statujën e Majlinda Kelmendit

Ka muaj të tërë që Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka vendosur t’ia ndërtojë një statujë kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi.

Mirëpo, përkundër kësaj dhe dëshirës që kjo statujë të ndërtohet në Komunën e Prishtinës, drejtuesit e komunës, konkretisht kryetari Shpend Ahmeti, nuk ka dhënë përgjigje për gjetjen e një lokacioni të përshtatshëm.

Në lidhje me këtë, sot ka reaguar trajneri i Majlindës, Driton Kuka.

“Po e ndaj me ju një informacion! Statuja e Majlindes po vjen në Kosovë. Kërkesa e jonë nëpërmes Ministrisë drejtuar Komunës së Prishtinës qysh në muajt e veres deri sot ka mbet pa përgjigje! E kemi menduar Statujen të ngritet në kryeqytet si Kampionja e parë dhe e vetme Olimpike por kot!!! Kryetari i Prishtinës asnjë info për këtë çështje…Jeta Xharra ishte sygjerimi yt që e kishim konsideruar për vendin e statujes e tash çka ma tutje kur kjo ka has në vesh të shurdhër”, ka shkruar Kuka në Facebook, raporton Gazeta Olle!

Xhudistja jonë është kampionia e vetme olimpike e Kosovës.

Po e ndaj me ju një informacion!Statuja e Majlindes po vjen në Kosovë.Kërkesa e jonë nëpërmes Ministrisë drejtuar…

Gepostet von Driton Toni Kuka am Freitag, 20. Dezember 2019