Drithëruese: “Lila me shokë s’kanë para për bukë”

Drithëruese ajo që po ndodh në skuadrën e Parmës. Ekipi vendos të zbresë në fushë dhe të japë shpirtin, por sigurisht që kjo gjendje ka edhe prapaskenat e saj.

Atë që ka thënë prej kohësh Antonio Cassano e vërteton edhe trajneri Donadoni. Ai thotë se shumë lojtarë kanë vështirësi ekonomike dhe po vuajnë ndoshta edhe për të ngrënë. Shumë prej tyre drekojnë në restorantin e skuadrës. “Ne kemi vendosur të nderojmë këtë fanellë dhe këtë skuadër. Është një situatë e vështirë për të gjithë ne dha na duhet të jemi të fortë. Megjithatë në skuadër kemi edhe lojtarë të rinj që nuk kanë financa. Njëri pre tyre më tha se çfarë do të bënte nëse do të vendosnin të mbyllnin restorantin”, tregon Donadoni.