Dritën e presin tre kundërshtarë “ferri” nëse fiton finalen ndaj Linfield!

Drita është kualfiikuar në finalen e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve pas fitores kundër kampionit të Andorrës, Inter d’Escaldes.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Colovray Stadium”, në Nyon të Zvicrës, kampioni i Kosovës fitoi me rezultat të ngushtë, 2:1.

Eurogolat e shënuar nga Xhevdet Shabani (’21) dhe Hamdi Namani (’45) ia siguruan kualifikimin tutje skuadrës së Ardian Nuhiut.

Finalen e rundit preliminar, Drita do ta zhvillojë të martën e ardhshme përballë kampionit të Irlandës së Veriut, Lindfieldit.

Por, në rast se gjilanasit do arrijnë ta kalojnë këtë rund, atëherë do të përballen me kundërshtar mjaft të vështirë në rundin e parë kualifikus në Ligën e Kampionëve.

Ekipet si Celtic nga Skocia, Legia Warszawa nga Polonia dhe Ferencváros nga Hungaria mund të jenë kundërshtarët e mundshëm të klubit gjilanas.

Linfield will play Drita of Kosovo 🇽🇰 in the Champions League preliminary round final on Tuesday!Qualifying round 1…

Gepostet von Linfield FC Fans am Samstag, 8. August 2020