Dritë, ndriço në Shkup! Kampioni i Kosovës luan sonte për kalimin historik në raundin e tretë!

Drita rikthehet në fushat e blerta të arenës ndërkombëtare, me kampionët e Kosovës që sfidojnë ekipin maqedonas Sileks në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Evropës.

Pritet të jetë një 90-minutësh shumë i luftuar ai që do të luhet në Shkup, ku Drita do të kërkojë kualifikimin historik në raundin e tretë, përcjellë Gazeta Olle.

Gjilanasit kanë konfirmuar para ndeshjes që të gjithë lojtarët janë në dispozicion në përjashtim të transferimit të verës, Festim Alidemës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Filipi 2” në Shkup me fillim prej orës 20:00.

Takimi do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës.

Më poshtë kuotat e bastoreve ndërkombëtare, të cilat kanë favorizuar Sileksin. /Gazeta Olle/

🚨 LAJMI I FUNDIT 🚨Super-transferimi i Dritës mungon në stërvitjen e fundit para ndeshjes, mungon nesër⁉️➡️ bit.ly/33zpk6N

Gepostet von Gazeta OLLE am Mittwoch, 16. September 2020