Drita zhvillon sot miqësoren e parë në fazën përgatitore, zbulon agjendën e plotë

Skuadrat kosovare që do t’i zhvillojnë ndeshjet në arenën ndërkombëtare, tashmë kanë filluar fazën përgatitore.

Ballkani, Drita, Gjilani dhe Llapi janë vendosur në Ohër, para dueleve në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Konferencës, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra e Dritës gjatë kësaj faze përgatitore do t’i zhvillojë gjithsej tri ndeshje miqësore.

Bardhekaltrit sot në program e kanë ndeshjen e parë kontrolluese ndaj FK Makedonija, me fillim nga ora 18:00.

Ndërsa dy miqësoret e radhës i zhvillojnë ndaj Ballkanit dhe Strugës. /Gazeta Olle/

Këto janë katër ndeshjet kontrolluese që Llapi i zhvillon gjatë fazës përgatitore në Ohër

Marku: Dueli në ‘Air Albania’ është ëndrra e fëmijërisë: Këdo që të më sjellin, unë do fitoj