Drita zhvillon sonte ndeshjen e parë në Conference League ndaj Deçiçit

Nënkampionia e Kosovës, Drita, sonte (e enjte) do të zhvillojë ndeshjen e parë në raundin e parë kualifikues në Conference League.

Skuadra gjilanase do të përballet me skuadrën shqiptare nga Tuzi, Deçiqin, skuadër e cila për herë të parë merr pjesë në gara ndërkombëtare.

Ardian Nuhiu dhe Ardian Limani kanë thënë se janë gati për këtë ndeshje.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 15 korrik./Gazeta Olle/

Genc Nuza nuk fal, akordon tri penallti në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të cilën e gjykoi

Llapi sonte debuton në garat ndërkombëtare, luan në Conference League ndaj Shkupit